Imami Limani: Fitër Bajrami ka rëndësi të madhe për ata që kanë agjëruar dhe falur namaz - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Imami Limani: Fitër Bajrami ka rëndësi të madhe për ata që kanë agjëruar dhe falur namaz

    Insajderi
    10 April 2024 - 14:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Besimtarët myslimanë anembanë botës sot festojnë Fitër Bajramin, pas përfundimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit.

    Për rëndësinë e kësaj feste ka folur imami Enes Limani.

    “Kjo festë ka vlerën e veçantë posaçërisht për ata që e kanë agjëruar muajin e bekuar të Ramazanit. Muslimani pas çdo ibadeti, i cili ka ngarkesat, i cili paraqet edhe vështirësitë e veta, në fund me siguri se e merr edhe shpërblimin. Në realitet, nuk është vetëm Bajrami, por zoti i plotfuqishëm në ditën e fundit krejt ata që kanë agjëruar, zoti i plotfuqishëm thotë “Do t’i shpërblejë siç di unë””, tha ai.

    “E për këtë arsye vlera e kësaj dite ka peshë të rëndësishme, për ata që kanë agjëruar, për ata që kanë falur namaz, për ata që i kanë falur teravitë dhe në fund përfundon me “Sadaqatul Fitr”, që në realitet çdo festë islame në fund e ka karakterin e humaniteti”, theksoi imami Limani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark