Imami i përmendur në Dosjen e Guantanamos: Jam kundër ISIS-it - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Imami i përmendur në Dosjen e Guantanamos: Jam kundër ISIS-it

    Insajderi
    11 March 2017 - 21:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Imami kosovar Ekrem Avdiu që përmendet në Dosjen e Guantanamos, të publikuar nga WikiLeaks, e cila flet për persona të përfshirë në terrorizëm, ka mohuar lidhjen me ta.

    Në dosjen e publikuar nga Wikileaks të një të arrestuari për terrorizëm të njohur si Abu Saad, thuhet se numri i tij i telefonit ishte gjetur në listën e numrave të telefonit të imamit nga Mitrovica, Ekrem Avdiut.

    Por, Avdiu thotë se nuk e di se nga ku e kishte marrë atë numër dhe se nuk e dinte i kujt ishte ai numër telefoni.

    “Ebu Saad do të thotë baba i Saad-it, e baba i Saad-it mund të jenë me mijëra persona në këtë botë. Kështu që nuk do të thotë se ky Ebu Saad ka qenë person i Al-Kaidës”, ka thënë Avdiu për Klan Kosovën.

    Ekrem Avdiu thotë se është kundër aktivitetit të organizatave si Al Kaida e ISIS. Thotë se ka kritikuar aktivitetet e këtyre dy organizatave.

    11 anëtarë të grupit terrorist Al –Kaida kishin qëndruar në Kosovë brenda periudhave të ndryshme kohore gjatë dekadës së kaluar, para se të përfundonin në kampin e Guantanamos.

    Të dhënat shokuese zbulohen nga Wikileaks, në të ashtuquajturën “Dosjet e Guantanamos”.

    Organizata Wikileaks, e cila po e tronditë botën me publikimin e dosjeve sekrete, që nga viti 2006, në këtë dosje përmend edhe Avdiun. Avdiu portretohet si rekrutues i terroristëve.

    https://www.youtube.com/watch?time_continue=121&v=VTwz510vCZY

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark