Imami Shefqet Krasniqi akuzohet për shmangie tatimi mbi 20 mijë euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Imami Shefqet Krasniqi akuzohet për shmangie tatimi mbi 20 mijë euro

    Insajderi
    27 February 2017 - 12:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi.

    Ndër tjera ai akuzohet edhe për shmangie tatimi.

    “Sipas prokurorisë, i pandehuri i lartcekur si tatimpagues dhe pronar i biznesit N.T ‘Portat’, ka fshehur dhe shmangur tatimin, me dashje ka dhënë tё dhëna tё pasakta, si dhe nuk i ka deklaruar tё dhënat tjera relevante lidhur me obligimet tatimore, duke iu shmangur obligimeve tatimore në vlerë tё përgjithshme prej  20,208.57 €.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

    Përveç kësaj, imam Krasniqi akuzohet edhe për veprat penale ‘Shtytja për kryerjen e veprave terroriste’, ‘Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik’, dhe Shmangia nga Tatimi.

    Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit./Insjaderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark