Ndër sportistet më të përfolura të Lojërave Olimpike 2024 është boksierja, Imane Khelif.
Kjo pasi kundërshtarja e saj Angela Carini, u largua vetëm 46 sekonda në ndeshjen e tyre
25-vjeçarja ishte një nga dy atletet e përjashtuar nga kampionati botëror i vitit të kaluar në Nju Delhi pasi nuk përmbushi kriteret e përshtatshmërisë gjinore dhe për këtë u kritikua shumë në rrjet, me shumë persona që kërkonin që ajo të përjashtohej.
Së fundmi ka zgjedhur të reagojë dhe babai i boksieres, Amar Khelife, i cili thotë se kritikat janë “imorale”, pasi ishte pikërisht ai që e nxiti Imanen të shkonte deri në fund dhe të fitonte medaljen e artë për vendin e saj.
“Imane është një vajzë e vogël që e ka dashur sportin që në moshën 6-vjeçare, ajo ka luajtur futboll. Këto kritika dhe thashetheme synojnë të destabilizojnë Imanen, ata nuk duan që ajo të jetë kampione e botës.