Fytyrat e njerëzve në Nicë duken shumë të ngrysura dhe të tronditura, një ditë pasi në një nga rrugët e qytetit mbetën të vrarë më shumë se 80 vetë.
Rrugët tani duken plotësisht të braktisura nga njerëzit, krejt çka shihet në rrugët e qytetit të masakrës së mbrëmshme janë vetëm pjesëtarë të policisë franceze të cilët gjinden kudo.
Siguria në Francë edhe para sulmit cilësohej në nivel të lartë, por përsëri terroristët depërtuan në qytetin francez të Nices dhe lanë të vrarë më shumë se 84 persona, më shumë se 100 të lënduar ndërsa, 50 cilësohen në gjendje kritike.
Në fytyrat e njerëzve ende shihet shok dhe mosbesim. /Insajderi.com