Janë publikuar pamje të reja nga Arabia Saudite, pas një sulmi vetëvrasës afër xhamisë së profetit Muhamed dhe disa xhamive të tjera, një ditë para fundit të muajit të Ramazanit.
Në Medinë janë dislokuar forca të shumta të sigurisë afër xhamisë së mirënjohur, pas incidentit që ka ndodhur pak kohë më parë.
Vala e sulmeve ndaj popullatave myslimane para fundit të Ramazanit përkon me thirrjen e shefit të grupit militant Shteti Islamik (ISIS), Abu Bakr al-Baghdadi, për një valë terrori për të shënuar muajin e shenjtë islamik.
Arabi1 by GazetaExpress
Arabi2 by GazetaExpress