Imazhe të rënda që tregojnë si është bërë ukrainasi që i kaloi dy vite në burgjet ruse – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Imazhe të rënda që tregojnë si është bërë ukrainasi që i kaloi dy vite në burgjet ruse

    Insajderi
    06 June 2024 - 09:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ukrainasi Roman Gorilyk është pothuajse vetëm kockë. Brinjët i shihen qartë, kurse barku pothuajse i ka humbur i tëri, e krahët dhe nyjat theksohen në lëkurën e tij të zbehtë.

    Kjo i ndodhi si rezultat i kushteve ekstreme dhe keqtrajtimit, që i është bërë gjatë dy viteve që i kaloi në burgjet ruse.

    Ish-roja në centralin bërthamor Çernobil në veri të Ukrainës, u zu nga trupat ruse në mars të vitit 2022, pak pasi Moska filloi pushtimin e Ukrainës, shkruan CNN.

    Por ai u lirua të premten e kaluar dhe është një nga 75 të burgosurit ukrainas, që u shkëmbyen me 75 rusë që ishin zënë rob lufte nga ukrainasit.

    Autoritetet ukrainase kanë publikuar disa fotografi të 40-vjeçarit, për të dëshmuar se çfarë janë në gjendje të bëjnë rusët. /Telegrafi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark