Përmbytjet vdekjeprurëse që tronditën Spanjën këtë javë pas reshjeve intensive historike, janë aq të gjera dhe të rënda sa nga hapësira vendi duket si një “det i brendshëm”.
Bëhet e ditur se në vetëm disa orë ra shi sa për një vit, duke krijuar një valë të përmbytjeve që theu brigjet e lumenjve dhe i përmbyti rrugët e shtëpitë.
Të paktën 155 njerëz u vranë nga përmbytjet katastrofike – lloji i ngjarjeve të reshjeve ekstreme që po bëhen shumë të shpeshta ndërsa bota ngrohet për shkak të ndotjes nga karburantet fosile, shkruan CNN
Pjesë të Spanjës tani duken si një zgjatim i Detit Balearik pasi reshjet e shndërruan atë që duhej të ishte toka e thatë në një hapësirë të madhe uji, tregojnë imazhet satelitore përcjell Telegrafi.
Ujërat e përmbytjeve shfaqen si nuanca të ndryshme të së kaltrës dhe mbulojnë tokën e thatë.
Siç raportohet, mbulimi dramatik dhe i përhapur i ujërave të përmbytjeve në zonat e brendshme pothuajse i ka kthyer zonat bregdetare në ishuj.
Rrugët ujore që vështirë se ishin të dukshme në imazhin satelitor “më parë” nga fillimi i muajit, tani theksohen me të kaltër të ndezur, duke treguar se sa të mbushura janë.
Ndryshe, dhjetra njerëz mbeten të zhdukur që nga e enjtja ndërsa përpjekjet e shpëtimit dhe rikuperimit vazhdojnë.