Imazhi i OnePlus 7 zbulon telefonin e ardhshëm me kamerën ‘pop-up’ - Insajderi
×
Teknologji

Imazhi i OnePlus 7 zbulon telefonin e ardhshëm me kamerën ‘pop-up’

Insajderi
07 March 2019 - 10:35
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sipas imazheve të sapo-zbuluara të OnePlus 7 të publikuara në Weibo, kompania duket se do të vendosë kamerën selfie në një mekanizëm ‘pop-up’ që ngrihet nga pjesa e sipërme e majtë e ekranit. Kjo lejon që ekrani OLED të shfaqet në çdo skaj të telefonit inteligjent pa një ndërprerje të vetme – ndryshe nga prerja e kamerave të përdorura në të gjitha ekranet e telefonave si Honor View 20 dhe Samsung Galaxy S10.

Imazhet ‘OnLeaks’ gjithashtu zbulojnë një kamerë të trefishtë të montuar në pjesën e pasme. OnePlus tashmë përdor një sistem të dyfishtë kamerash për të shtuar zbehje artificiale të stilit ‘bokeh’ pas subjektit të imazheve të portretit.

Është e paqartë se çfarë do të sjellë kamera e tretë, por disa kanë sugjeruar se do të jetë mekanizmi i zmadhimit optik 10 herë, i debutuar nga Oppo në ekspozitën e Kongresit Mobil Botëror javën e kaluar.

OnePlus tashmë ka konfirmuar planet për përdorimin e procesorit Qualcomm Snapdragon 855 në celularin e ardhshëm.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark