Pas tentativës së organizatës terroriste FETÖ për grusht shteti, në Turqi janë arrestuar një numër i madh ushtarakësh bashkëpunëtorë të organizatës terroriste.
Ndërkohë mes të arrestuarve është edhe ish-Gjenerali i Forcave Ajrore të Turqisë, Akın Öztürk.
Ish-gjenerali Öztürk është parë të merret në pyetje në drejtorinë e policisë në Ankara. Burimet policore thanë se marrja në pyetje e tij vazhdon në këtë drejtori. /Insajderi.com