Konfirmohet raportimi i Insajderit, Laboratori i Toksikologjisë në IML jashtë funksionit - Analizat e Agon Zejnullahut dërgohen jashtë vendit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfirmohet raportimi i Insajderit, Laboratori i Toksikologjisë në IML jashtë funksionit – Analizat e Agon Zejnullahut dërgohen jashtë vendit

    Insajderi
    09 July 2025 - 18:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analizat toksikologjike të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili dyshohet se vdiq si pasojë e ndërhyrjes së pakujdesshme nga zyrtarët policorë në Lipjan, nuk do të kryhen në Kosovë. Gazeta Insajderi ekskluzivisht raportoi se Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore është jashtë funksionit për shkak të dëmtimeve të rënda të shkaktuara nga zjarret që kapluan objektin.

    E nga IML e kanë konfirmuar raportimin e Insajderit, duke njoftuar se Laboratori i Toksikologjisë në këtë institucion është jashtë funksionit për shkak të procesit të renovimit në te gjitha hapësirat e brendshme të objektit të IML-së, përfshirë dhe hapësirën e laboratoreve.

    Në një njoftim të lëshuar për media sot thuhet se menjëherë pas përfundimit të këtij procesi në shtator, do të bëhet servisimi dhe kalibrimi i pajisjeve dhe aparaturave laboratorike, në mënyrë që të sigurohet analizimi i mostrave sipas standardeve të kërkuara.

    ‘Duke marrë parasysh natyrën jashtëzakonisht të ndjeshme të pajisjeve, si dhe kompleksitetin teknik të sistemit të gazrave i cili përdoret në këtë laborator, zhvendosja e tyre në një hapësirë ​​tjetër gjatë kësaj periudhe ka qenë e pamundur”.

    “Gjithsesi, gjatë kësaj periudhe kohore të mosfunksionimit të laboratorit, me urdhëresë të prokurorëve përkatës, një numër i caktuar i mostrave janë dërguar dhe do të dërgohen për analizim toksikologjik në vendet e rajonit dhe Evropës”, thuhet në njoftim.

    IML-ja shtoi se kjo deklaratë erdhi sot pas një mori pyetjesh që morën për funksionimin e Laboratorit të Toksikologjisë, pasi u raportua sot gjatë ditës se rasti i Agon Zejnullahut është dëguar për në shtetet e BE-së. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark