Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se kërkesa e SHBA-së është që të shtyhet për 30 ditë implementimi i reciprocitetit për dokumente me Serbinë. Ai ka thënë se nuk kanë kërkuar që këto vendime të rishikohen, por vetëm që të shtyhet që të ketë më shumë qartësi.
Ai po ashtu ka dënuar veprimet e grupeve serbe në veri të Kosovës.
Sipas asaj që tha në konferencë, Hovenier tha se kjo është kërkesë e qeverisë së SHBA-ve dhe nuk do të thotë që kjo të mos zbatohet, shkruan lajmi.net.
“Për t’iu thënë që duhet të shtyhet vendimi për 30 ditë reciprociteti, kjo është e rëndësishme sepse ka keqkuptime dhe dezinformata sa i përket këtij vendimi. Ne shpresojmë që do të mund të punojmë me qeverinë për të qenë të sigurt që vendimi të kuptohet. Nuk po themi që kjo të mos bëhet.”, tha Hovenier.
Ai po ashtu ka dënuar veprimet e grupeve serbe në veri të Kosovës.