Imri Ahmeti pritet me mbështetje në Qylagë: Fitorja është e qartë - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Imri Ahmeti pritet me mbështetje në Qylagë: Fitorja është e qartë

    Insajderi
    22 September 2025 - 22:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari aktual i Komunës së Lipjanit dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për mandatin e ardhshëm, Imri Ahmeti, ka zhvilluar një takim elektoral në fshatin Qylagë, ku është pritur me mbështetje të madhe nga banorët.

    Ahmeti ka ndarë përshtypjet e tij përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke u shprehur se mbështetja nga Qylaga është sinjal i qartë për fitoren në zgjedhjet e 12 tetorit.

    “Si gjithmonë, sonte në Qylagë na pritën me mbështetje të jashtëzakonshme. Më të gatshëm se asnjëherë tjetër për fitoren e madhe që po vjen. Ata duan të vazhdojmë së bashku punët konkrete, jo kthimin pas. Me përkushtim dhe bashkëpunim, vazhdojmë vizionin e së ardhmes. Faleminderit Qylaga! Besimi i qytetarëve është themeli i fitores sonë,” ka shkruar Ahmeti.

    LDK në Lipjan po e konsideron këtë takim si një dëshmi të fuqisë mobilizuese dhe të besimit që qytetarët kanë ndaj kandidaturës së Ahmetit për një mandat të ri në krye të komunës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark