Imri Ahmeti: Propaganda nuk na ndal, ecim përpara për një Lipjan më të mirë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Imri Ahmeti: Propaganda nuk na ndal, ecim përpara për një Lipjan më të mirë

    Insajderi
    26 September 2025 - 14:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe njëherësh kandidat për një mandat të ri, Imri Ahmeti, ka reaguar ndaj shpifjeve dhe propagandës që, sipas tij, po shpërndahen gjatë fushatës.

    Në një postim publik, Ahmeti u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos shqetësohen nga negativiteti, duke theksuar se përgjigja më e mirë mbetet puna dhe sjellja e mirë.

    “E di që shpifjet dhe negativiteti mund t’ju shqetësojnë, por forca jonë është në punën dhe sjelljen e mirë. Le të ecim përpara me vizion dhe përkushtim, për një Lipjan më të mirë për të gjithë. Propaganda dhe të pavërtetat janë cilësi të papranueshme dhe shprehje e nivelit të ulët. Gjithmonë me punë për Lipjanin”, ka shkruar Ahmeti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark