Imri Ahmeti: Stadiumi modern i Dobrajës, dëshmi e qartë se Lipjani po ecën përpara - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Imri Ahmeti: Stadiumi modern i Dobrajës, dëshmi e qartë se Lipjani po ecën përpara

    Insajderi
    01 October 2025 - 17:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Imri Ahmeti, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, ka marrë pjesë në ndeshjen e futbollit mes KF Arbëria dhe KF Ulpiana, e zhvilluar në stadiumin modern të Dobrajës.

    Ahmeti ka thënë se ky stadium i sapo përuruar pasqyron vizionin e tyre për sportin dhe të rinjtë, tashmë është bërë realitet.

    Postimi:

    Sot me kënaqësi mora pjesë në ndeshjen e futbollit mes KF Arbëria dhe KF Ulpiana, e zhvilluar në stadiumin modern të Dobrajë.

    Një stadium i sapo përuruar, që pasqyron vizionin tonë për sportin dhe të rinjtë, tashmë është bërë realitet. Ky investim i rëndësishëm është dëshmi e qartë se Lipjani po ecën përpara me projekte që i japin energji dhe jetë sportit në komunën tonë.

    Stadiumi i Dobrajës nuk është vetëm një fushë futbolli, është një arenë ku do të rriten gjenerata të reja sportistësh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark