Imri Ahmeti takon gratë ndërmarrëse në Lipjan: Fuqizimi i grave, prioritet i yni - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Imri Ahmeti takon gratë ndërmarrëse në Lipjan: Fuqizimi i grave, prioritet i yni

    Insajderi
    08 October 2025 - 21:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me gratë ndërmarrëse të qytetit, të cilat me përkushtim dhe guxim po zhvillojnë bizneset e tyre të vogla.

    Ahmeti theksoi se fuqizimi i grave është ndër objektivat kryesore të tij, duke rikujtuar se komuna ka ofruar programe me grante për t’i mbështetur ato në zhvillimin ekonomik.

    “Kur gratë janë të fuqishme financiarisht, kemi një shoqëri më të qëndrueshme, më të drejtë dhe më të begatë,” tha Ahmeti, duke nënvizuar rëndësinë e rolit të grave në jetën ekonomike dhe shoqërore të komunës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark