Inaugurohet selia e re e Ambasadës Shqiptare në Vatikan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Inaugurohet selia e re e Ambasadës Shqiptare në Vatikan

    Insajderi
    30 June 2025 - 20:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është inauguruar selia e re e Ambasadës Shqiptare në qytetin e Vatikanit.

    I pranishëm në këtë aktivitet ishte Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, Sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare në Selinë e Shenjtë, Imzot Paul Richard Gallagher, Kancelari i Madh dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Urdhrit Sovran të Maltës, Riccardo Paterno di Montecupo, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar pranë Selisë së Shenjtë si dhe autoritete të tjera.

    Në fjalën e tij përshëndetëse, Hasani e ka cilësuar këtë hap si dëshmi të forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, e cila është bërë gjithnjë e më e fortë dhe më e orientuar drejt së ardhmes bazuar në dialogun ndërfetar dhe paqen globale, shkruan Euronews.al.

    “Dinjiteti njerëzor, respekti për diversitetin, liria fetare dhe drejtësia sociale janë disa prej vlerave të përbashkëta që lidhin Shqipërinë dhe Selinë e Shenjtë. Andaj, kjo shtëpi e re e diplomacisë do të jetë në shërbim të përpjekjeve dhe nismave të përbashkëta për të ndërtuar ura për një botë më të paqtë dhe më solidare”, është shprehur z. Hasani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark