Është inauguruar sot Spitali për Fëmijë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, i cili është donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Inaugurimin e tij, e bënë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, bashkë me një delegacion të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Osmani, është shprehur mirënjohëse ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, me rastin e inaugurimit të sotëm në QKUK, të Spitalit për Fëmijë.
Ajo tutje tha se ky spital, është fryti i një punë disavjeçare.
”Urojmë që ky spital të jetë investimi i parë në vazhdën e investimeve të shumta që vijnë. Faleminderit nga zemra për të gjithë aleatët tanë në Emiratet e Bashkuara”. Ne u jemi mirënjohës e falënderues, por mirënjohjet i gëzoni që në ditën e parë kur ju u rreshtuan pranë vendeve kur na njohët si shtet të lirë e të pavarur dhe kur 8 vite më pas i dhuruat spitalin pediatrik”, tha Osmani.
Spitali ka një kapacitet prej 100 shtretërve Kosova ka një adresë për trajtim të fëmijëve.