Incident gjatë shpërndarjes së ndihmave ajrore në Gaza, 5 të vdekur dhe disa të plagosur – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Incident gjatë shpërndarjes së ndihmave ajrore në Gaza, 5 të vdekur dhe disa të plagosur

    Insajderi
    08 March 2024 - 18:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pesë persona u vranë dhe dhjetë të tjerë u plagosën të premten kur kutitë e ndihmave humanitare ranë gjatë një operacioni ajror në Rripin e Gazës.

    Ngjarja ndodhi në kampin e refugjatëve Al Shati, në perëndim të qytetit të Gazës.

    Mohammed Al Sheikh, kreu i infermierisë në departamentin e urgjencës të Spitalit Al Shifa, konfirmoi se pesë persona vdiqën në incident. Nuk dihet ende se cilit shtet i përkiste avioni nga i cili u hodhën kutitë e ndihmave./abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark