×
  • Lajme
  • Lajme

    Incident gjatë takimit të Vuçiqit me presidentin e Bullgarisë

    Insajderi
    23 May 2021 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë fjalimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe atij të Bullgarisë, Rumen Radev në Dimitrovgrad, sot ndodhi një incident, transmeton Gazeta Express.

    Siç raporton mediumi serb, B92, gjatë fjalimit të tyre para një monumenti të sapo zbuluar, njëra nga vajzat me kostum tradicional – e cila ishte në këtë ngjarje – u sëmur dhe i ra të fikët.

    Vuçiq dhe Radev menjëherë ndërprenë fjalimet e tyre dhe u nisën për ta ndihmuar, por njerëzit rreth saj tashmë kishin arritur ta kapnin dhe ta ngrinin lart.

    Pas kësaj, ceremonia vazhdoi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark