×
  • Sport
  • Euro 2024

    Incident në Dortmund: Fansat holandezë sulmojnë ata anglezë, pesë të lënduar

    Insajderi
    10 July 2024 - 20:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pesë persona pësuan lëndime të lehta pasi tifozët e Anglisë u sulmuan nga tifozët holandezë në Dortmund para gjysmëfinales së Euro 2024 të mërkurën, sipas policisë së Mbretërisë së Bashkuar, raporton BBC.

    Policia tha se një grup tifozësh holandezë sulmuan tifozët anglezë në bare dhe tentuan të vidhnin flamuj.

    Ata thanë se shumica e tifozëve holandezë ishin atje për të “shijuar lojën”, por kishte disa grupe mbështetësish që konsideroheshin si “rrezik”.

    Në një deklaratë nga Njësia e Policisë së Futbollit në Mbretërinë e Bashkuar thuhej: “Jemi në dijeni të disa raporteve dhe videove që qarkullojnë për parregullsi në Dortmund”.

    “Duket se ka pasur disa raste të tifozëve holandezë që sulmojnë tifozët e Anglisë në bare dhe tentuan të vidhnin flamuj”.

    “Ne jemi gjithashtu të vetëdijshëm se përveç dhjetëra mijëra tifozëve holandezë atje për të shijuar lojën, ka grupe mbështetësish të rrezikuar që kanë udhëtuar në Dortmund nga Holanda”.

    Deri në 80,000 tifozë holandezë raportohet të kenë udhëtuar në Dortmund, krahasuar me 40,000 nga Anglia.

    Fituesi i ndeshjes së sotme, që fillon në orën 21:00, do të luajë me Spanjën në finalen e së dielës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark