Incident në koncertin e Kidës dhe Ledrit? Publikohet video - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Incident në koncertin e Kidës dhe Ledrit? Publikohet video

    Insajderi
    10 May 2022 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja kosovare, Orhidea Latifi e njohur me nofkën Kida është përballur së fundmi me një situatë aspak të këndshme në koncert.

    Ajo ishte në skenë së bashku me këngëtarin Ledri Vula, ku teksa po fliste me fansat e pranishëm, një person ka shkuar pranë saj duke e kapur nga krahu për të bërë një foto.

    Menjëherë ka ndërhyrë sigurimi për të larguar personin në fjalë, ndërsa Kida dhe Ledri Vula dukeshin të habitur nga ky incident.

    Megjithatë, artistja arriti që ta kontrollonte situatën dhe të vazhdonte performancën në skenë.

    @lyricss_brokenn Reply to @taynamyquenn1 ♬ original sound – lyrics


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark