Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmë në qytetin e Pejës. Një qytetar ka raportuar në polici se kishte dëgjuar të shtënat nga një veturë në lëvizje, e cila është larguar në drejtim të panjohur.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 20:20, pranë një punëtorie
PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM
Pejë / 27.08.2024-20:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në shtëpi pranë punëtorisë së tij, person-a të panjohur nga vetura në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë që dyshohet të jetë e armës me gas. Nuk raportohet të lënduar, rasti në procedurë hetimore.