Incident tragjik në fabrikë, burrin 40-vjeçar e vret roboti – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Incident tragjik në fabrikë, burrin 40-vjeçar e vret roboti

    Insajderi
    09 November 2023 - 13:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një incident fatkeq ka ndodhur në një magazinë me produkte bujqësore në Korenë e Jugut teksa një punëtor është shtypur nga një robot.

    Punëtori rreth të 40-ave po inspektonte sensorin e robotit në magazinë teksa ky i fundit po ngrinte kutitë e produkteve.

    Duke cituar burime policore, raportohet se krahu mekanik shtypi pjesën e sipërme të trupit në fytyrë dhe gjoks të viktimës.

    Ai vdiq më vonë në spital.

    Në një deklaratë, një zyrtar nga Kompleksi Bujqësor, i cili zotëron fabrikën, bëri thirrje për krijimin e një sistemi “të saktë dhe të sigurt”.

    Në mars, një burrë nga Koreja e Jugut rreth të 50-tave pësoi lëndime të rënda pasi u bllokua nga një robot teksa punonte në një fabrikë të prodhimit të pjesëve të automjeteve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark