Policia ka njoftuar për incident zjarri në shtëpinë së pleqve në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për Insajderin se nuk ka ndonjë të lënduar dhe se zjarri është lokalizuar.
“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, saktësisht në shtëpinë e pleqëve”, njofton ajo.
“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin”.
“Zjarri është lokalizuar dhe bazuar në informatat e deritanishme, raportohet për persona që kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështërsimit të frymarrjes nga tymi, nuk ka ndonjë person të lënduar”. /Insajderi.org/