Abdurrahman Memaj, i cili u lëndua rëndë në natën e Vitit të nga incidenti i fishekzjarrëve në Prizren, ka vdekur si pasojë e plagëve të marra.
Viktima i moshës 25-vjeçare ishte transferuar për trajtim në Turqi pas incidentit, por që nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.
Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot me datë 20.01.2025, rreth orës 11:00 Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, nga një i afërm i familjes është informuar se viktima e rastit “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” të ndodhur në Prizren me datë 31.12.2024 ( shpërthimi i fishekzjarrëve), si pasoj e lëndimeve të marra sot ka vdekur”, tha Bytyqi për Insajderin.
Tashmë i ndjeri ishte dërguar dy javë më parë për trajtim mjekësor në Turqi. /Insajderi.org/