
Pas incidentit në veri të Mitrovicës mes një maturanti dhe një zyrtari policor, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend ka bërë të ditur se i njëjti është transferuar në pjesën jugore të Mitrovicës.
Hoxha e bëri të ditur këtë përmes një konference për media të mbajtur të dielën, ku ka sqaruar të gjithë situatën lidhur me këtë rast.
“Zyrtari jonë është transferu në Mitrovicën e Jugut me qëllim evitimi çfarëdo kontakti të mundshëm apo provokimi të mundshëm që do të mund të kishte ndodhur ditëve në vijim”, tha Hoxha.
Hoxha po ashtu tha se në lidhje me veprimet policisë së Kosovës më 23 maturanti nuk kishte gjak në qafë, por ngjyrë.
“Këtë shenjë e kanë pasur edhe persona të tjerë pjesëmarrës”, tha Hoxha. /insajderi.org/