Incidenti në Komoran, kryeprokurori: S’ka të ndaluar, të dyshuarit ikën nga vendi i ngjarjes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Incidenti në Komoran, kryeprokurori: S’ka të ndaluar, të dyshuarit ikën nga vendi i ngjarjes

    Insajderi
    12 October 2025 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rast i përleshjes dhe të shtënave me armë zjarri ka ndodhur sot në Komoran të Drenasit.

    Lidhur me rastin ka folur kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi.

    Gashi tha se ngjarja në fjalë nuk lidhet me procesin zgjedhor, por për shkak të një marrëveshje të mëparshme.

    “Arsyet e konfliktit nuk dihen në detaje, mirëpo sipas informatave të para që i kemi kjo lidhet me një mosmarrëveshje të hershme, të para tre javësh. Tre personat e dyshuar janë të përfshirë në grabitje dhe vepra tjera ordinere dhe nuk lidhet me procesin zgjedhor”, tha Gashi.

    “Nuk ka persona të ndaluar. Personat që kanë qenë të involvuar kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, deklaroi kryeprokurori Gashi.

    “Personat e shoqëruar në polici janë vetëm dëshmitarë. Të dyshuarit janë identifikuar dhe janë të njohur për policinë dhe prokurorinë”, shtoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark