Incidenti në linjën 3A ndaj nxënëseve - Komuna merr masa ndaj shoferit dhe kondukterit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Incidenti në linjën 3A ndaj nxënëseve – Komuna merr masa ndaj shoferit dhe kondukterit

    Insajderi
    21 February 2025 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një incident është shënuar nga ana e një shoferi dhe kondukterit të linjës 3A ndaj disa nxënëseve në Prishtinë.

    Lidhur me këtë ka reaguar Komuna e Prishtinë, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Transportit, e cila ka konfirmuar se shoferi është larguar nga puna, ndërsa kondukteri është pezulluar.

    “🚌 Reagim lidhur me incidentin në linjën 3A
    Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Transportit është njoftuar për një incident të ndodhur në linjën e autobusit 3A, ku sjellja e shoferit ndaj nxënësve ka qenë e papranueshme.
    Menjëherë pas marrjes së informacionit dhe analizimit të videos, janë ndërmarrë masat e nevojshme:
    🚫 Shoferi i përfshirë është larguar nga puna.
    ⏳ Konduktori është pezulluar për 10 ditë deri në verifikimin e plotë të rastit
    “.

    “Ne dënojmë çdo veprim që rrezikon sigurinë e fëmijëve dhe qytetarëve tanë dhe jemi të përkushtuar të garantojmë një transport publik të sigurt dhe të përgjegjshëm”, thuhet në njoftim të komunës.

    Si rrjedhojë, ata ftuan qytetarët që të raportojnë çdo rast të ngjashëm dhe të kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark