Incidenti te “Kafet e Vogla”, publikohet emri i të plagosurit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Incidenti te “Kafet e Vogla”, publikohet emri i të plagosurit

    Insajderi
    23 June 2023 - 23:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Para më shumë se një ore janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri,  ate kafet e vogla, në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, ku një person ka mbetur i plagosur. Viktima tashmë është dërguar në QKUK, ndërkohë që Policia ndodhet akoma në vendin e ngjarjes, raporton Sinjali.

    Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se personi që mbeti i plagosur është Meriton Pajaziti.

    Në lokalin ku ndodhi ngjarja, Sinjali mëson se Policia ka gjetur një armë, që dyshohet se është pronë e të lënduarit Pajaziti.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    “Sot rreth orës 21:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është konfirmuar se një  person  është plagosur.

    I njejti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

    Ndërlidhur me rastin është gjetur edhe një armë zjarri ndërkohë që policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, tha Borovci.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark