Incizimi me Fatmir Shehollin, reagon Duda Balje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Incizimi me Fatmir Shehollin, reagon Duda Balje

    Insajderi
    10 October 2025 - 21:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja boshnjake Duda Balje, tha se biseda e saj me të dyshuarin për spiunazh, Fatmir Sheholli, që e publikoi RTK-ja, nuk ka pasur qëllime antikombëtare.

    Incizimi që është publikuar, Balje ka thënë se është i vjetër më shumë se 6 vjet në kohën kur ka qenë funksional grupi multi etnik.

     Ajo ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për publikimin e audioincizimit si goditje politike.

    “Nëse vërehet, unë jam duke përmendur GP 6+ i cili nuk ekziston që një kohë të gjatë. Incizimi është i vjetër. Zëri im në këtë incizim është vetëm në fillim kur unë e konstatoj se nuk kam asnjë kontakt me asnjë, nuk kam komunikuar me asnjë dhe jam koncentruar në bisedën me grupin tim parlamentar. Pastaj fillon biseda me personin e dytë, Amir Rrustemoviq, i cili ku punon tash e për kë punon unë nuk e di”, ka thënë ajo për KOHËN.

    Radio Televizioni i Kosovës, të premten ka publikuar një audio-incizim mes të arrestuarit për spiunazh Fatmir Shehollit dhe dy personave tjerë.

    Sipas burimeve të “Betimi për Drejtësi”, në këtë audio-incizim thuhet se është deputetja Duda Balje dhe një person me emrin Amir Rrustemoviq.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark