Indi, himni kombëtar bëhet i obligueshëm para shfaqjes së filmave në kinema - Insajderi
×
Kulturë

Indi, himni kombëtar bëhet i obligueshëm para shfaqjes së filmave në kinema

Insajderi
30 November 2016 - 21:15
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata Supreme e Indisë ka vendosur që himni kombëtar të luhet në çdo kinema, përpara se të shfaqet një film

Gjykatësit kanë thënë se urdhri duhet të nisë të zbatohet brenda dhjetë ditësh dhe se publiku duhet të qëndrojë në këmbë, derisa luhet himni

Në vitet 1960 dhe 1970, kinematë në Indi rregullisht e kanë luajtur himnin, por praktika ka nisur të zbehet.

India nuk ka pasur ligj uniformë për çështjen, por 29 shtetet i kanë pasur ligjet e tyre

Opinioni në mediat sociale, në lidhje vendimin e fundit të Gjykatës Supreme, është i ndarë, njofton rel.

Por, shumica argumentojnë se kinemaja është për argëtim dhe jo shprehje të patriotizmit apo besnikërisë ndaj shtetit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark