Kishte qenë viti 2013 kur shteti i Venezuelës krijoj Ministrinë e Lumturisë Sociale duke u bërë shteti i parë pas Ekuadorit me një ministri të tillë. Ekudori kishte Sekretariatin shtetëror të “Buen Vivir” apo të mirëqenies.
Në shkurt të vitit të kaluar, Emiratet e Bashkuara gjithashtu krijuan Ministrinë e Lumturisë, teksa në korrik të 2016-ës, India ka zyrtarizuar Ministrinë e saj të Lumturisë e cila është e dedikuar që të bëjë sa më shumë të lumtur njerëzit në këtë vend.
Ministria e re do të bazohet në konceptin e Bhutanit për lumturinë që mëton të rrisë lumturinë kolektive të një shoqërie.
“Shteti do të jetë përgjegjës për lumturinë dhe tolerancën mes qytetarëve dhe do të angazhoj psikolog që do të jenë në shërbim të njerëzve në gjetjen e mënyrës se si të jemi gjithmonë të lumtur”, ka thënë Shivraj Singh Shouhan, shefi i kabinetit të shtetit.
Në këtë ministri do të angazhohen 70 punëtor social të jogës, spiritualit, meditues dhe artistë bashkë me drejtues fetar./Insajderi.com