Qeveria e Indisë ka në plan të ofrojë falas internet pa tela për 1.050 fshatra në të gjithë vendin, në kuadër të një projekti të ri të njohur si “Fshati Digjital”.
Gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, në çdo fshat do vendosen pajisje të cilat bëjnë shpërndarjen e valëve të internetit WiFi, ku më pas fshatarët mund të lidhen duke përdorur telefonat e tyre celularë, raporton CNN.
Firmat globale të teknologjisë dhe ofruesit indianë të internetit janë në gara për të rrëmbyer një pjesë prej 900 milionë njerëzve të popullsisë së Indisë, të cilët nuk kanë qasje në internet./Insajderi.com