×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Indinjatë e thellë mes komentuesish për madhërimin që Kurti i bëri Ivanoviqit

    Insajderi
    17 January 2023 - 19:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një madhërim i pazakontë që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i bëri figurës së politikanit serb (tash i ndjerë) Oliver Ivanoviq është bërë brum për reagime të ashpra gjithandej në mediat sociale, shkruan Insajderi.

    Kurti i cili dikur e vlerësonte për “kriminel lufte” Oliver Ivanoviqin, doli me një video së fundi ku për të u shpreh në superlativ, si dikush “[…] i hapur, i sinqertë e gjithmonë i mprehtë për çështjet me rëndësi […]”.

    Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike”, tha çuditshëm Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për personin që dikur e vlerësonte si kriminel të padiskutueshëm të luftës.

    Një indinjatë e thellë mes qytetarëve ka shpërthyer pikërisht për këtë shndërrim rrënjësor në vlerësimin e Kurtit për ish-politikanin serb.

    E mallkoj dorën e mendjen time që ta dhashë votën”, shkroi në koment një familjare e një të vrari nga grupi i Oliver Ivanoviqit.

    Kryesisht linja e komentimeve ka qenë e trajtës së “nuk po të vjen turp prej atyre që humbën familjarët” në videon ku Kurti madhëron Ivanoviqin.

    Oliveri [Ivanoviqi] ka shpopulluar Mitrovicën nga shqiptarët, zoti mos e laftë pa të marruar”, shkroi një tjetër.

    Të tjerë, duke mos u besuar veshëve të tyre, kanë vënë pikëpyetje edhe esëllinë e kryeministrit duke shkruar se “a ke marrë drogë kryeministër, a çka u bë”.

    Madje ka prej tyre edhe që me ironi kanë shkruar se “pse s’po ia ngret edhe një përmendore” Oliver Ivanoviqit.

    Komentues të shumtë madje kanë risjellur në vëmendje viktimat shqiptare përgjegjëse e drejtpërdrejtë për të cilët janë “Rojet e Urës” që udhëhiqeshin nga Oliver Ivanoviq./Insajderi/

    Deshmia tronditese e Halit Baranit per InDoks: Keto jane krimet e Oliver Ivanoviçit – YouTube

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark