×
  • Lajme
  • Lajme

    “Individët me të hyra të tatueshme prej 500 euro, tani do ti kenë në llogaritë e tyre 6.80 euro shtesë”

    Insajderi
    27 August 2024 - 13:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar për ndryshimin e shkallëve të tatimit për të ardhurat personale.

    Ndërsa, Ministri  i Financave, Hekuran Murati, tha se të gjithë të punësuarit do të paguajnë më pak tatim.

    Lidhur me këtë ka reaguar Arben Mustafa, koordinator për financa në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së.

    Sipas tij Qeveria ka bërë një ndryshim simbolik të politikës fiskale.

    “Individët me të hyra të tatueshme prej 500 euro, tani do ti kenë në llogaritë e tyre 6.80 euro shtesë. Pra, në 4 vite qeverisje, kjo është reforma fiskale e kësaj qeverie dhe masa e vetme lehtësuese kundrejt rritjes së kostos së jetesës, 6.80 euro shtesë!”, shkruan ai. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark