Në nëntor të vitit të kaluar u zhvillua një operacion i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. u kapën 14 persona, jo krejt kosovarë. “Hyrja në sisteme kompjuterike, “Mashtrimi” dhe “Shpëlarja e parave”, janë disa prej dyshimeve që rëndojnë mbi ta.
Ky nuk është as rasti i parë në Kosovë, që po e ndjek Prokuroria Speciale. Krimi në emër të biznesit “Call Center” është hetuar edhe më herët. Shtetas të Kosovës madje janë dënuar jashtë Kosovës për aktivitetin që e bën në Kosovë?
Hulumtimet zbulojnë se vendi ynë ishte madje në hartën e njërit nga mashtrimet më të mëdha me këtë biznes: “Option 888”.
Në këtë episod të InDoks për herë të parë sillen detaje nga krimi me “Call Center”. Kush qëndron prapa kësaj skeme globale. Si u përfshinë kosovarët në të. Kush sa fitoi e kush ishte viktimë.
E diel, ora 20:00. Në Kanal 10 dhe live në Insajderi dhe Insajderi.TV në YouTube.