InDoks prezanton këtë të diele – Kur fryn Veriu – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi

    InDoks prezanton këtë të diele – Kur fryn Veriu

    Insajderi
    17 December 2022 - 17:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Veriu i Republikës së Kosovës aktualisht është i bllokuar. Barrikada. Mbyllje e institucioneve arsimore. Mbyllje pothuajse e tërësishme e lokaleve të gastronomisë. Sikur dikur në pikun e pandemisë Covid-19. Atë kohë barteshin maskat kundër virusit, tash pjesëtarët e Mbrojtës Civile bartin maska të tjera.

    Derisa po përgatitej ky episod i InDoks, gjendja përshkruhej si qetë me tendencë eskalimi. Kështu është tash e disa ditë gjendja në Veri të vendit, që është një territori jo i vogël.

    Presidentja Osmani e Kryeministri Kurti u tërhoqën nga dy vendime, por serbët lokal vazhdojnë të mbesin në qëndrimet e tyre: as nuk u kthyen në institucione e as nuk po i tërheqin barrikadat.

    Veprimet e tyre së paku nga Bashkimi Evropian nuk janë klasifikuar krejt si kriminale.

    Mirosllav Lajçak i ka futur në rangun e veprimeve politike, pasi që kërkoi që barrikadat të hiqen me negociata politike.

    Çka po ndodhë në Veri? E diel, ora 20:00. Në Kanal 10 dhe live në Insajderi dhe Insajderi.TV në YouTube.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark