
Është maji të vitit 2016 Donika Gërvalla do të tërhiqej me dhunë nga rojet e angazhuara nga LDK-ja në një mbledhje të Kryesisë së partisë. Ky incident që do ta ringjallte politikisht atë. Do të mbetej për vite në fraksionin e Vjosa Osmanit brenda LDK-së derisa vet Osmani për zgjedhjet e fundit u bashkua me Albin Kurtin.
Ajo do të bëhej Presidente nga ai Pazar politik, e Gërvalla Kryediplomate.
Mbi një vit në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme, për njerëzit që e përcjellin diplomacinë është e vështirë që të gjejnë ndonjë gjë të mirë për t’ia përmendur asaj. Asaj i përmenden shkarkimet që ka bërë. Gafat në komunikim publik. Deklaratat e saj para se të bëhej ministre. Dhe, beteja e saj e nisur dikur me ish-Shërbimin Informativ të Kosovës, ShIK-un, që tashmë e ka shndërruar në betejë kundër shumë diplomatëve, punonjës të dikasterit që vet e drejton.
Një vit pas InDoks i kthehet punës në diplomaci të bërë nga Qeveria Kurti, nga Gërvalla e Presidentja Vjosa Osmani. Pa asnjë njohje, pa asnjë pranim në organizata ndërkombëtare, pa vizita të rëndësishme. Për gratë që e udhëheqin diplomacinë kosovare kanë folur vetëm gra që e kanë mbikëqyrur për së afërmi këtë fushë.
Emisioni i plotë:
E diel, ora 20:00. Në Kanal 10 dhe live në Insajderi dhe Insajderi.TV në YouTube.