InDoks Promo | Dosja Karaçeva - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi

    InDoks Promo | Dosja Karaçeva

    Insajderi
    11 December 2021 - 12:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbi një vit më herët fshati kufitar i Vitisë, Karaçeva do të mbushje me pjesëtarë të forcave të rendit. Hetues të Inspektoratit Policor të Kosovës, shumë policë kosovarë, zyrtarë komune. Operacioni kishte në shënjestër goditjen e krimit kufitar, një kamp ilegal kazinosh dhe një rrjet masiv kontrabande.

    Një vit më vonë, ky operacion që nisi si hetim nga Inspektorati Policor i Kosovës, do të zgjerohej aq shumë sa për ta bindur Prokuroren Rozelida Manastiri që të ngris një aktakuzë. Ajo ka akuzuar hiç më pak se sa 73 persona. Dosja është mbi 300 faqe, pa u përfshirë aty provat, që janë një dosje shumë fish më e madhe.

    InDoks në këtë dokumentar sjell para publikut detaje ekskluzive nga kjo dosje. Për këtë episod ekskluzivisht për InDoks ka folur edhe hetuesi që e udhëhoqi krejt këtë operacion.

    Por, çuditërisht, ende pa nisur gjykimi për këtë rast, në po të njëjtin fshat tashmë ka nisur të lulëzoi përsëri krimi me kazinotë ilegale.

    “Bixhoz e kontrabandë, krimi që ende po vazhdon”, e diel, ora 20:00. Në Kanal 10 dhe live në Insajderi dhe Insajderi.TV ne Youtube.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark