
Marrëveshja e Washintonit që përfshiu edhe liqenin e Ujmanit, vazhdon të mbështet nga administrata e Presidentit Biden, ani pse atë e ndërmjetësoi ish-Presdinti Donlud Trump.
Për këtë, ekspertë amerikanë tash kanë sjell një raport mbi liqenin e Ujmanit. Ata ndër të tjera kanë propozuar që zgjidhja për të, të jetë modeli i traktatit të lumit Kolumbia, që në thelb është shfrytëzim i përbashkët i resurseve të këtij lumi nga SHBA-ja dhe Kanadaja.
Kosova tashmë ka një Qeveri të re që e përbuzë atë marrëveshje. Cila do të jetë e ardhmja e këtij liqeni?
InDoks në këtë episod sjell një histori dhe një projeksion se si do të menaxhohet ai dhe resurset e tij. Se çka në të vërtetë përmban vet marrëveshja, e rrëfyer përmes njeriut që e nënshkroi atë.
E shtune, 20:10. Në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi dhe kanalin Insajderi.TV në YouTube.