InDoks Promo | Krejt dhe Shtrenjtë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi

    InDoks Promo | Krejt dhe Shtrenjtë

    Insajderi
    28 January 2022 - 18:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çmimet e produkteve, përfshirë edhe ato bazë për shportën e familjes kanë pasur rritje drastike vitin e fundit. Pos tyre, rrugës së pashmangshme për shtrenjtim është edhe energjia elektrike. Edhe çmimi i ujit. Por, nuk është rritur paga. Ka pasur me numra, rritje ekonomike, por ka pasur edhe inflacion.

    Protestëza janë mbajtur kundër rritjes së çmimit të rrymës. Protesta të tjera janë paralajmëruar. Premtimi i Kryeministrit Albin Kurti për ta ulur çmimin e energjisë elektrike tash është shndërruar një kauzë të tij për tu kapur me ata që e kundërshtojnë rritjen e çmimit që po ndodh nën qeverisjen e tij.

    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë një analizë të çmimeve. Raporti i fundit i dhjetorit 2021, kur e krahason me atë të dhjetorit të vitit 2020 del që në përgjithësi ka një rritje çmimesh për 6.7 për qind.

    U shtrenjtua buka, vaji, qumështi, sheqeri, kripa. Krejt u bën shtrenjtë. Kanoset edhe një krizë e grurit, nëse Rusia me Ukrainën nisin luftë.

    “Krejt dhe Shtrenjtë”, e diel. Ora 20:00. Në Kanal 10 dhe live në Insajderi dhe Insajderi.TV në YouTube.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark