InDoks prezanton dokumentarin: Misteri milionësh i PAN-it - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi

    InDoks prezanton dokumentarin: Misteri milionësh i PAN-it

    Insajderi
    26 February 2022 - 14:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Puna e Pal Lekajt me autostradën “Arbën Xhaferi” nuk përfundoi kur ajo u përurua. Ai, dhe jo vetëm ai, do të kenë edhe shumë punë tash në Pallatin e Drejtësisë.

    Një aktakuzë kundër tij dhe tre personave të tjerë tashmë është deponuar në Gjykatë nga Prokuroria Speciale.

    Ata po akuzohen se në mënyrë të kundërligjshme ia deponuan në xhirollogarinë e kompanisë amerikano-turke, ‘Bechtel – Enka” hiç më pak se sa 53 milionë euro për shtyrje afati.

    Dosja e Prokurorisë që e ka siguruar InDoks zbulon se në atë periudhë, kompanisë ‘Bechtel-Enka’ nuk iu bartën vetëm 53 milionët, por edhe një shumë tjetër prej 44 milionësh. Kjo madje, del të jetë edhe më e dyshimtë se e para, pasi që u bë pa u nënshkruar nga zyra e zyrtari që ligji e thotë që duhej të nënshkruhej.

    InDoks në këtë episod i kthehet edhe një herë kësaj afere. Një misteri me miliona në mes të Qeverisë së PDK-së, AAK-së e Nismës që njihej si Qeveria PAN, që udhëhiqej nga Ramush Haradinaj dhe kompanisë amerikano-turk “Bechtel-Enka”.

    Flasin ata që u akuzuan. Mbrojtës të tyre. Zyrtarë të Qeverisë aktuale të Albin Kurtit. Zbulohen detaje nga dosja.

    Emisioni i plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark