
Ende pa u bërë një vit nga kur Albin Kurti e mori mandatin e dytë si Kryeministër, në Republikë janë kthyer reduktimet e energjisë elektrike. Terri. Gjeneratorët. Si situata e pasluftës në vend.
Është një krizë globale, që më shumë e ka goditur Evropën, e që pashmangshëm edhe Kosovën, por Kurti as për këtë situatë nuk ka pranuar që të marrë përgjegjësi. Edhe një herë ia la fajin keq-qeverisjes së partive të pasluftës.
Në këtë episod të InDoks do të sjell një historik se si erdhi vendi në këtë gjendje. A ka faj elita politike në pushtet deri më 14 shkurt 2021, që Kurti e quan “regjimi i vjetër”, apo ka hise të fajit edhe vet ai dhe kundërshtimet për projektet që do ta bënin Korporatën Energjetike me termocentrale të reja. A mund të parandalohej kjo krizë? Tash pasi që vendi veçse është në krizë, edhe sa do të vazhdoi ajo? A do të rriten çmimet e energjisë? Janë disa pyetje që marrin përgjigje në këtë episod.
Vëmendje!| Këtë emision mund ta shikoni nëse keni rrymë: E diel, ora 20:00. Në Kanal 10 dhe live në Insajderi dhe Insajderi.TV në Youtube.