Rritja e çmimeve që së fundmi ka kapur shifra alarmante as nuk është diçka e papritur e as e paparalajmëruar. Edhe kësaj here duket që Qeveria “Kurti 2” nuk ishte përgatitur. As pasi qëpublikisht u raportua për këtë krizë.
Çmimet tashmë kanë shkuar deri në përmasa që në një formëkanë shkaktuar edhe panik tek qytetarët për të blerë edhe me sasi shpesh të panevojshme, dhe me çmime të paarsyeshme, e megjithatë kjo krizë sa është produkt i zhvillimeve ndërkombëtare e sa i zhvillimeve vendore?
Sa ka hise në këtë krizë të re pandemia dy vjeçare që ende po vazhdon, kriza energjetike globale e lufta në Ukrainë e sa mos-marrja e masave eventuale mbrojtëse nga Qeveria? A është edhe kjo Qeveri e dobët përballë biznesmenëve që dyshohet se me mashtrim po rrisin çmimet? Janë disa pyetje që marrin përgjigje në këtë episod të InDoks.
E diel, ora 20:00. Në Kanal 10 dhe live në Insajderi dhe Insajderi.TV në YouTube.