InDoks | Rrëfimi i Faton Dalladakut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi

    InDoks | Rrëfimi i Faton Dalladakut

    Insajderi
    15 January 2022 - 17:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kohë më parë Insajderi kishte publikuar pamjet ekskluzive ku biznesmeni Faton Dalladaku po i jepte para personave si Rrahim Hashimi e Kadri Rexhepi. Ata u akuzuan e gjykuan. Në disa raste, çuditërisht, u shpallën të pafajshëm, ani pse ekzistojnë këto video.

    Për të, as nuk ishin grupi i parë e as i fundit që dyshohet se i bënë presione, shantazhe, fajde e zhvatje për paratë e tij.
    Për herë të parë ai ka rrëfyer për InDoks sagën e tij disa vjeçare. Zyrtarisht ai nga Prokuroria konsiderohet si viktimë e grupit të Ismet Osmanit, i njohur si ‘Curri’. Një hetim po vazhdon edhe kundër biznesmenit tjetër, Zekë Jasiqi, ku denoncues është Dalladaku.

    Ai në këtë intervistë të gjatë për InDoks ka rrëfyer edhe për telashet që i ka me vëllezërit Krasniqi, që në publik njihen si djemtë që i sollën në Kosovë aparatet e bixhozit. Djemtë e Apexave.

    Shantazh. Zhvatje. Marrje pronash. Marrje parash. Vizita të natës për të ia marrë zyrën. Është një rrëfim i dhënë nga një person që jeton në Kosovë, por historia duket si nëpër filma amerikanë me gangsterë.

    “Viktima e ‘Currit’, ‘Apexave’ dhe të tjerëve”, e diel, ora 20:00. Në Kanal 10 dhe live në Insajderi dhe Insajderi.TV në YouTube.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark