×
  • Lajme
  • Insajderi

    InDoks sjell aktakuzën e plotë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Brezovica”

    Insajderi
    23 January 2022 - 22:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, me prokuror Rasim Malokun, me datën 16.11.2020 ka ngritur aktakuzë ndaj Dimitrije Racicevic, Dragomir Millosavljevic, Hysni Bajrami, Naser Kelmendi, Arian Idrizaj, Gentijan Sula, Riad Hasani, Fatmir Grainca, Blerim Imeri, Sanije Geci dhe Labinot Vitia, për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Ndotja, degradimi dhe shkatërrimi i mjedisit”.

    InDoks ka siguruar aktakuzën e plotë se për çka akuzohen secili prej tyre:

    Dimitrije Racicevic

    Sipas aktakuzës dyshohet se në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Shtërpcës nga viti 2014 deri në muajin e tetë të vitit 2019, dyshohet se ka tejkaluar kompetencat me qëllim të përfitimit pasuror për personat tjerë. Ai dyshohet se ka lëshuar të paktën 20 leje ndërtimi në vikend zonën e Brezovicës , më konkretisht në zonën e dytë të Parkut Kombëtar Sharri. Aty ndërtimi është rreptësishtë i ndaluar. Racievic, gjithashtu sipas prokurorisë ka lëshuar leje ndërtimore në zonën e tretë, për objektet hoteliere Rezonanca “, “Rimida” dhe “Arena” , si dhe për vikend shtëpiza për personal fizik Sanije Geci , Naser Kelmendi , Fatmir Grainca , Blerim Imeri , Riad Hasani , Labinot Vitija , Gentjan Sula në kundërshtim me Planin Hapësinor të Parkut Ligjit për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Ligjin për Ujërat e Kosovës , të cilat ndërtime kanë degraduar ambientin në këtë zonë turistike si dhe kanë dëmtuar ujërat e Lumit “Murzhica” .

    Dragomir Millosavljević dhe Hysni Bajrami

    Millosavljevic dhe Bajrami poashtu si persona zyrtarë, inspektorë komunal kanë keqpërdorur detyrën zyrtare. Krejt kjo ka ndodhur gjatë periudhës 2014-2019. Bazuar në aktakuzën e siguruar nga InDoks, theksohet se dyshja duke mos i përmbushur detyrat e tyre zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për tjetrin, në atë mënyrë që nuk kanë ndërmarr veprimin për ndalimin e ndërtimit në vikend zonën e Brezovicës, në zonën e dytë të Parkut Kombëtar Sharri , të 6 ( gjashtë ) objekteve – vikend shtëpiza të pronarit Riad Hasani, për të cilat objekte ishin anuluar lejet e ndërtimit nga Drejtoria e Urbanizmit në Komunën e Shtërpcës.

    “…e gjithashtu nuk kanë ndërmarrë veprime për ndalimin e ndërtimit në zonën e tretë të Parkut të objektit vikend shtëpizë të Sanije Gecit e cila kishte tejkaluar lejen ndërtimore si dhe ka ndërtuar një pjesë të objektit mbi lumin ” Murzhica , si dhe të aneks objektit të Dalibor Trifunoviqit i cili kishte ndërtuar pa leje ndërtimore , të cilat ndërtime janë në kundërshtim me Planin Hapësinor të Parkut Kombëtar Sharri , Ligjit për mbrojtjen e mjedisit dhe ligjit për ujërat e Kosovëa , të cilat kanë degraduar mjedisin dhe kanë dëmtuar ujërat e lumit ” Murzhica”, thuhet në aktakuzë.

    Gentjan Sula

    Në aktakuzë përmend edhe emrin i afaristit nga Shqipëria Gentjan Sula. Akuzohet për degradim të ambientit dhe ujërat e lumit “Murrzhica”. Në cilësin e personit përgjegjës të ndërmarrjes “Stela Consulting”, potencohet kontraktuar kryesit e punëve ” Quka CO ” me pronarë Alban Quka për ndërtimin e 22 vikend shtëpizave, duke bërë gërmime dhe prerje të pyjeve në kundërshtim me ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Ligjin.
    “…mbi pyjet si dhe të objektit hotelier disa katesh – 2B + P + 2 + NK , në kundërshtim me Planin Hapësinor të Parkut Kombëtar Sharri kapitulli V , si dhe të Ligjit për Ujërat e Kosovës , duke ndërtuar në afërsi dhe mbi lumin ” Murzhica ” , me çka është degraduar ambienti në këtë pjesë të parkut si dhe është dëmtuar lumi ” Murzhica”.

    Naser Kelmendi

    Kelmendi, sipas dosjes që e posedon InDoks që nga viti 2014 , në zonën turistike të Parkut Kombëtar ” Sharri “, në Brezovicë ka degraduar mjedisin duke rrezikuar pasuritë e mbrojtura natyrore , në atë mënyrë që si person përgjegjës i ndërmarrjes ” Nic Holding ” dhe disa parcelave kadastrale atje ka ndërtuar vila pa pëlqim mjedisor dhe pëlqim të ujërave në afërsi të lumit ” Murzhica “. Ai akuzohet për ndotje, degradimi dhe shkatërrimi i mjedisit.

    Arian Idrizaj

    Me të njëjtat akuza për shkatërrim të ambientit po ngarkohet edhe Arian Idrizaj, që në Brezovicë, si person i autorizuar i investitorit UMSH ” Rezonanca”, përmes firmës ndërtimore PRO ARK , ka filluar ndërtimin e objektit afarist , duke vazhduar me aneks ndërtimin në vitin 2011 si dhe mbindërtimin në vitin 2014 , duke ndërtuar objektin shumëkatësh pa pëlqimin e Ministrisë së Mjedisit.

    Labinot Vitija

    Labinot Vitija, akuzohet se si pronar i disa parcelave në Brezovicë ka ndërtuar 5 vila dhe një hotel disa katesh, pa leje ndërtimi e në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit.

    Fatmir Grainca

    Sipas prokurorisë ai gjatë vitit 2018 në Brezovicë si pronar i disa parcelave e përmes ndërmarrjes ndërtimore ” Dushi ” ka filluar ndërtimin e një objekti banesor në afërsi të lumit ” Murzhica ” ku njëri skaj është krejt në afërsi të lumit, më pak se një metër. Objekti, konstaton Prokuroria, është në kundërshtim me Planin Hapësinor të Parkut Kombëtar Sharri , Ligjit për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Ligjit për Ujërat e Kosovës .

    Blerim Imeraj

    Imeraj po ashtu akuzohet për veprën penale ndotje, degradim dhe shkatërrim i mjedisit pasi që në Brezovicë si pronar i parcelës kadastrale në sipërfaqe prej 30 ari ka kontraktuar ndërtimin e disa vilave me ndërmarrjen ndërtimore ” Quka – CO “, pronë e Alban Qukës dhe ndërtimi është bërë në kundërshtim me ligjet e vendit.

    Sanije Geci

    Bashkëshortja e njërit nga komandantëve të UÇK-së, Sabit Gecit po akuzohet se në fillim të vitit 2016 në Brezovicë ka rrezikuar pasuritë e mbrojtura natyrore. Ajo, sipas Prokurorisë e nisi ndërtimin në parcelën pronë e saj si vilë, por gjatë punimeve u bë hotel. “Kaona Hotel”. Këtë e bëri duke ndërtuar pa leje aneks objekt , në afërsi të limit ” Murrzhica”.

    Riad Hasani

    Hasani po ashtu akuzohet për shkeljen e ligjeve të vendit për ndërtimet që ka bërë në Brezovicë në një pronë që ishte e tija, me sipërfaqe prej më shumë se 1 hektar. Ai e kontraktoi firmën e Alban Qukës, “Quka CO ” dhe në kundërshtim me ligjin ka ndërtuar 6 vila dhe hotelin “Rimida”.

    Ndërkohë, Gjykata Themelore në Ferizaj më 7 janar ka caktuar masën e para ndaj tre personave.

    Bedri Halimit, kryeinspektor në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Arben Çitakut ish-sekretar i kësaj ministri dhe qytetarit, Ismet Asllani tanimë gjykata e Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaj.

    Dokumentari i plotë: InDoks | Elita e ryshfetit

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark