InDoks sjell videon ekskluzive nga kontrabandimi që kryhej nga grupi kriminal i Karaçevës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    InDoks sjell videon ekskluzive nga kontrabandimi që kryhej nga grupi kriminal i Karaçevës

    Insajderi
    12 December 2021 - 20:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    InDoks, prodhim i Gazetës Insajderi, ka arritur të sigurojë videon nga momenti ku shihen hetuesit e Inspektoratit Policor derisa po përcillnin dhe dokumentonin krimin e kontrabandës.

    Sipas dosjes së hetuesisë, për muaj me radhë, hetuesit e IPK-së kishin përcjellë kontingjente të tëra të gjedheve që kontrabandoheshin përmes kufirit, dhe silleshin ilegalisht për tu shitur nëpër disa mishtore nëpër Kosovë.
    Në këtë krim pashmangshëm hise kishin zyrtarët policor që tashmë janë nën aktakuzë. Vlera e mallit ishte mijëra euro çdo natë.

    Po për këtë krim, të sjelljes së gjedheve të kontrabanduara, e që pa asnjë kontroll nga autoritetet kosovare përfundonin si ushqim tek qytetarët e Kosovës, Prokuroria tashmë ka ngritur aktakuzë kundër disa pronarëve të mishtoreve.
    Sipas hetuesisë, pronarët e mishtoreve veçse e dinin që gjedhet që po i merrnin ishin rezultat i krimit: të kontrabanduara në kufi dhe pa kontroll nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.

    InDoks | Bixhoz e kontrabandë, krimi që ende po vazhdon: Dokumentari i plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark