Indonezia rifillon ekzekutimin e të burgosurve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Indonezia rifillon ekzekutimin e të burgosurve

    Insajderi
    04 May 2016 - 12:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shteti i Indonezisë është duke u përgatitur të ekzekutojë një numër të burgosurish, kanë konfirmuar zyrtarët shtetëror.

    Rikthimi i ekzekutimeve bëhet pas një pauze prej gati një viti që kur ishin bërë ekzekutimet e fundit.

    Autoritetet nuk kanë treguar se sa të burgosur do të ekzekutohen, dhe po ashtu nuk kanë dhënë ndonjë shifër se sa prej tyre janë shtetas të huaj, njofton The Guardian.

    Një zyrtar policor ka thënë se kanë filluar përgatitjet e vendit ku do të bëhen ekzekutimet.  “Kemi bërë rinovim të atij vendi, si për shembull ngjyrosje të mureve,” ka thënë një  Aloysius Dermanto, zëdhënës policor.

    Pas ekzekutimit të 14 të burgosurve në janar të 2014, qeveria indoneziane ishte përballur me presion ndërkombëtar andaj kishte vendosur të ndalonte këtë dënim./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark