BE: Industria e drogës, peshë domethënëse në ekonominë e Shqipërisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    BE: Industria e drogës, peshë domethënëse në ekonominë e Shqipërisë

    Insajderi
    23 November 2016 - 20:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkimi Evropian vlerëson se industria e drogës në Shqipëri përbën 2.6 për qind të prodhimit kombëtar. Shifra bëhet publike në progres raportin e fundit të Komisionit Evropian.

    Sipas këtij raporti, paratë e fituara nga industria e narkotikëve përbëjnë një peshë domethënëse të ekonomisë shqitare, e cila nëse krahasohet me vendet e zhvilluara është deri në 300 herë më e madhe, njofton Top Channel.

    Sipas Komisionit Evropian, në ekonomitë perëndimore si Franca, Italia, Gjermania apo Mbretëria e bashkuar, pesha e industrisë së drogës në prodhimin kombëtar luhatet nga 0.07 për qind deri në 0.19 për qind.

    Me vlerën prej 2.6 për qind e prodhimit kombëtar, industria e drogës në Shqipëri xhiron të njëjtën vlerë sa gjithë sektori i arsimit publik dhe privat ose ai i hiotelerisë dhe restoranteve.
     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark